Nga Vendi
30 June 2021
Personazhet e Për’puthen në Tetovë reagojnë aktorët tetovar

Reagime të shumta ka pas në rrjetet sociale pas pritjes nga mijëra të rinj që iu bë në Tetovë personazheve të emisionit Për’puthen.. që emitohej në Top Channel.
Më të zëshëm padyshim kanë qenë aktorët tetovarë, informon portali “tetova1”.

Kështu Aktori Hasim Memishi-Sopi në facebook ka shkruar:
Te protestat kundër shtrenjtimit të rrymës 500 veta, te “përputhen” 10 mijë…
Pak e kemi!
Mos çuditeni me “përputhen”
Ne bëjmë kështu edhe pas politikanëve që na rrjepin për çdo ditë, bëjmë edhe pas shefit për një benefit të vogël, bëjmë edhe pas një shokut që na paguan një kafe, bëjmë eshe pas profit që na fal një notë, edhe pas doktori që na merr pa termin, edhe pas kryetarit degës për një vend pune, edhe pas…
Vetëm se nuk ulurasim, por e bëjmë në heshtje dhe më fshehtas!

Aktori Xhevdet Jashari ka shkruar:
Injoranca nuk ka brina!!!
Me bo me ardhe ne Tetove(ne te gjitha trojet tona Shqiptare) Ismail Kadareja nja 100 vet mlidhen me zor! Me bo me dale me protestu per “derexhen” ku jemi hala ma hic sdel askush…AMA PER FUKSA ENE FUKSLLEÇE ATAJ IMI KIT!!!
per keqardhje; FUKS MILET BE IMI BO…Zot na mbush me mend

Aktori Elmir Sejfullai:
Një foto që vërtet tregon shum për ne. E fajin më të vogël e kanë këto në foto.
Fajin duhet kërkuar fillimisht te shkollimi fillorë, pastaj ai i mesëm, pastaj te universitetet, pastaj te veprimtarët e kulturës, pastaj te shkollat fetare dhe imamët, pastaj te këshilli radiodifuziv i cili ka humbur rrugën dhe në fund por me fajë më të vogël redaktorët televiziv të cilët promovojnë këtë format televiziv koti.
Pra fajtor jemi krejt kapak…



Të ndryshme
Më shumë
Pasi u lirua nga paraburgimi Enver Sekiraqa, reagon babi i Triumfit... 16 October 2021
Grubi: Ne e luftojmë krimin 13 August 2021
Maqedoni: Autoritetet tregojnë se a do të ndryshohet modeli mësimor?21 September 2021