Nga Vendi
30 June 2021
Zaev: Na u zbraz shteti, ikën të rinjtë

Ka vazhduar seanca e pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ndaj kryeministrit Zoran Zaev kanë parashtruar pyetje deputetë të opozitares VMRO-DPMNE.

I kritikuar për Marrëveshjen e Prespës dhe për bisedimet me Bullgarinë, Zaev deklaroi se ka përfunduar koha e patriotizmit të rrejshëm.

Sipas tij, politika të tilla kanë bërë që shteti i Maqedonisë së Veriut të zbrazet nga të rinjtë.

“Na u zbraz shteti, na ikën të rinjtë, për shkak të këtyre retorikave (patriotizmit të rrejshëm)”, tha Zaev në foltoren e Kuvendit.
Ka përsëritur, se gjuha maqedonase dhe identitetit nuk është temë diskutimi me asnjë shtet, dhe se nëse është në tryezë, “aspak nuk negocion”.

Edhe sot ka njoftuar, se me Bullgarinë po negociohet për Udhërrëfyesin.



Të ndryshme
Më shumë
Ishin nisur drejt Evropës, së paku 57 imigrantë mbyten në ujërat e Libisë27 July 2021
Pasi tha se nuk do të këndojë më shqip, Fero shpreson të bëhet i famshëm në Amerikë15 October 2021
Epoka e “Keeping Up With the Kardashians”, producentja zbulon disa sekrete15 June 2021