Nga Vendi
29 June 2020
Shkup, gjatë javës do të realizohet spërkatje tokësore kundër mushkonjave

Në rajonin e Shkupit nga sot deri të premten do të zhvillohet faza e dytë e dezinzektimit tokësor kundër formave të rritura dhe larvave të mushkonjave.

Shërbimi për shtyp i Qytetit të Shkupit njoftoi se spërkatja do të bëhet në periudhën nga ora 22:00 deri në 03:00.

Nëse kushtet e motit janë të pafavorshme, disinsektimi do të kryhet në të njëjtën periudhë ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë më të mira.

Qyteti i Shkupit u bën apel bletarëve të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët me kohë.



Të ndryshme
Më shumë
Dimal Basha tallet me shkarkimin e Bordit të RTK-së: Fluturon, fluturon Bordi i RTK-së 8 July 2021
Del nga shtëpia për të parë dëmet nga përmbytjet, krokodili i merr jetën të moshuarit 1 September 2021
Shtabi i krizës COVID19 pranë komunës së Tetovës me kërkesë për rritjen e kapaciteteve për vaksinim23 August 2021