Nga Bota
1 July 2021
Si në kohë diktature! Qytetari turk arrestohet pas kritikës ndaj Erdoganit

Një zyrtar i partisë kryesore opozitare në Turqi, CHP, ka thënë se kritikimi i partisë në pushtet në Turqi ka rezultuar me ndalimin e një qytetari.

Saltuk Deniz, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkroi: “Është krim ta kritikosh AKP-në në Rize, të thuash se ekonomia është keq, të thuash se je i papunë. Duke dhënë një prononcim në kanalin Sokakkedisi në Youtube sot, E.A. u ndalua”.

Raportohet se qytetari u pyet rreth një deklarate të presidentit turk, Rexhep Erdogan, për Kanalin e Stambollit, projekt i ri që ka filluar të realizohet. Presidenti Erdogan kishte thënë se Turqia do të jetë në mesin e 10 ekonomive më të mira të botës.

I pyetur rreth deklaratës së presidentit, qytetari tha: “Unë mendoj se ai është qesharak”. Fjalët e tij u cilësuan shkelje.



Të ndryshme
Më shumë
Përlotet Adelina Tahiri, ja lidhja që kishte me vajzën e re që ndërroi jetë në spitalin e Tetovës (VIDEO)10 September 2021
Mickoski: 14 njerëz vdiqën në Tetovë dhe ende mendohen për dorëheqje23 September 2021
LSDM: Me politizimin e tragjedisë, Mickoski tregoi mosnjohjen elementare të Kushtetutës dhe ligjeve14 September 2021