Nga Vendi
1 July 2021
Prokuroria sot thotë fjalët përfundimtare për “Organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit”

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska, sot do të thotë fjalët përfundimtare për rastin kundër “Organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit”.

Këshilli Penal për këtë rast e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov. Fjalët përfundimtare për mbrojtjen janë caktuar për 6 dhe 12 korrik.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se e kanë kryer veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Euro 2020: UEFA nuk lejon ndriçimin me ngjyrat e ylberit22 June 2021
Kandiq mendon si Kurti: Odaloviq nuk duhet të jetë në krye të Komisionit serb për të pagjeturit16 June 2021
Krijesa misterioze thith gjakun e 50 bagëtive, banorët mendojnë se po rikthehet legjenda e frikshme 9 August 2021