Nga Vendi
1 July 2021
Lukarevska: 5.537 qytetarë dhuruan paratë nga “TVSH-ja ime” në sektorin shëndetësor

Drejtorja e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska, në konferencë për shtyp tha se 5.537 qytetarë kanë dhuruar paratë nga kthimi i TVSH-së në sektorin shëndetësor.

Ajo thotë se në periudha të vështira kur shteti është ballafaquar me krizë ekonomike dhe shëndetësore nga coronavirusi, aplikacioni “TVSH-ja ime” ka dëshmuar edhe aspektin humanitar.

“Me ndryshime ligjire, përdoruesve të “TVSH-ja ime” u ofruam opsion për donacion dhe jam krenare që një pjesë e tyre e shfrytëzuan, nga ku 5.537 qytetarë e kthejnë TVSH-në dhe e dhuruan në sektorin shëndetësor prej 5.8 milionë denarë”, theksoi Lukarevska./

Ndryshe, kthimi i TVSH-së për muajt prill, maj dhe qershor përfundoi dje në mesnatë, ndërsa tani ka nisur kthimi i TVSH-së për tre muajt e ardhshëm.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Koronavirusi, në mbarë vendin gjithsej 3 402 raste aktive 6 August 2020
Albin Kurti mesazh të fuqishëm shqiptarëve të Maqedonisë: Votoni numrin 5!12 July 2020
Partitë politike pritet të nisin bisedimet për qeverinë e re 4 August 2020