ShowBiz
2 July 2021
Edhe me kaq vite, ish Miss Kosova Afërdita Paqarada bën dritë

Ish- Missi, Afërdita Paqarada, shquhet si një prej ikonave të bukurisë shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Ajo vazhdon të mbetet tërheqëse dhe në top formë edhe pas kaq vitesh, teksa është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh, Paqarada publikon fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet nga udhëtimet luksoze që zhvillon jashtë vendit.

 

Ndonëse është nënë, e Artit dhe Arbes, modelja e njohur vazhdon të ruajë vitalitetin e saj dhe të ketë një trup perfekt, të cilin e ekspozon me krenari në rrjetet sociale.

Ndryshe, Afërdita kujtojmë se tash e sa vite është njëra ndër organizatoret e ndejës vjetore, “Ballo shqiptare, dhe jo vetëm me këtë. Bukuroshja njihet edhe si organizatore e eventeve të ndryshme.

E bukura Afërditë sot feston ditëlindjen.

Pasi për bukuroshen, vitet e moshës janë vetëm numra, s’ po ia përmendim sa vjet i ka bërë sot. Edhe sot duket si miss i shkuar misseve.

E mrekullueshme. Me epitetetet: femër e bukur, grua e zonja, e guximshmja…Me vargun e këngês ‘ robi plaket kur do vet’ edhe stafi i Kosovares bukuroshes ia uron Ditëlindjen. /Kosovarja/



Të ndryshme
Më shumë
Sërisht kufizime në lëvizje për qytetarët e Kosovë, konsiderohet anti-kushtetuese 6 July 2020
Maqedoni: 12 tetori ditë jo pune për të gjithë qytetarët 5 October 2020
Mickoski: Me Zaevin Maqedonia nuk ecën para22 October 2021