Nga Vendi
29 June 2020
Derkoski: Rreth 1.8 milionë votues janë në Listë Zgjedhore

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski, sot ka realizuar takim me ministrin për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjet e 15 korriktu.

Derkoski tha se të mërkurën pritet të mbyllet lista zgjedhore, duke shtuar se kanë përfunduar të gjitha aktivitetet për përpunimin e të dhënave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se akoma nuk kanë numër përfundimtar, por shtoi se në listë zgjedhore janë rreth 1.814.000 votues.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se nuk ka numër të lartë të kërkesave për ndryshim të të dhënave nga qytetarët./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Pas 8 vitesh Snapchat heq filtrin që u bë shkak për shumë aksidente28 June 2021
E habitshme! Fansi shet qese me ajër nga koncerti i Kanye West, merr oferta të majme28 July 2021
Partnerja e Ermal Fejzullahut ‘zhvishet’ në postimin e fundit22 June 2021