Nga Vendi
3 July 2021
Vidhen dy banka në Tetovë

Ministria e Brendshme njofton se mbrëmë në periudhën prej orës 03:30 deri në 03:50 në SPB Tetovë është raportuar grabitje në dy banka.

Në intervalin e parë në një degë bankare brenda një qendre tregtare në Tetovë, tre persona përdorën forcën për të hyrë dhe morën para.

 

Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, autorë të panjohur gjithashtu përdorën forcë për të hyrë në një degë të një banke tjetër në Tetovë, por kësaj here morën para nga ATM.

Vendi u inspektua nga një ekip i SPB Tetovë dhe Ministria e Brendshme, ndërsa po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Këngë në gjuhën gjermane e bashkëpunime, Dhurata zbulon planet në muzikë30 June 2021
Si do të përdoren terminalet e gjurmëve të gishtërinjve në zgjedhjet lokale në Maqedoni? 7 October 2021
12 viktima dhe 132 raste të reja me Covid-19, shërohen 112 pacientë29 June 2020