Nga Bota
5 July 2021
Busti i Skënderbeut vendoset në Budapest

Busti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është vendosur sot në Parkun Qendror të Budapestit të Hungarisë, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar edhe një foto të bustit.

“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest

***dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, kjo statujë, është dhuratë e Bashkësisë së Tiranës për Bashkësinë e Budapestit. /Express



Të ndryshme
Më shumë
Shtatë të mbijetuarit e ngjarjes në Tetovë, lëshohen në shtëpi15 September 2021
Deri më 9 shtator zgjatën kontrolli Kodin Zgjedhor të Maqedonisë 3 September 2021
Brenda baneses luksoze të Elites dhe Gjikos23 July 2021