Nga Vendi
7 July 2021
Për të qindtën herë paralajmërohen reformat në administratë e Maqedonisë

Duhet të riorganizohen të gjitha ministritë, agjencitë, shërbimet e inspektimit, përkatësisht institucionet që janë nën Qeveri. Kjo thuhet në raportin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Nga Ministria thonë se të gjitha raportet, që i bënë vitin e kaluar dhe këtë vit do t’ua paraqesin Këshillit për Reforma në Administratën Publike të martën e ardhshme. Nga ana tjetër Këshilli, do të duhet t’i dorëzojë propozim version final Qeverisë, për riorganizimin e institucioneve.

Nga Ministria për Administratë për Alsat konfirmuan se me vetë riorganizimin do të shkurtohet edhe administrata publike, por nuk japin më shumë detaje për sa administratorë bëhet fjalë.

“139 institucione janë në fazën e procesit të riorganizimit dhe optimizimit, dhe pas përfundimit të këtij projekti ky numër pritet të ulet ndjeshëm. Vetë procesi i riorganizimit do të thotë racionalizim i punonjësve”, thonë nga MSHIA.

Projekti për riorganizimin e institucioneve filloi gjatë kohës, kur Damjan Mançevski ishte ministër, por ai u largua për të punuar në sektorin privat. Projektin e trashëgoi Ministri aktual Jeton Shaqiri. Mançevski më parë njoftoi reformë sistematike të administratës, të tilla si shuarjen e institucioneve të tepërta dhe bashkimin e disa organeve shtetërore.



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë, arrestohet 42-vjeçari i dyshuar për dëmtimin e rrjetit të oksigjenit31 August 2021
Përplasje e fortë mes dy makinave në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, 4 të lënduar (Video)20 July 2020
Pavarësisht paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, bie interesimi për ngrohje me dru10 October 2021