Nga Bota
7 July 2021
Qëllohet 5 herë reporteri holandez i krimeve, po lufton për jetën

Gazetari holandez për raportimin e krimeve, Peter de Vries, i njohur për ekspozimin e botës kriminale, është qëlluar dhe plagosur rëndë në një rrugë të Amsterdamit.

Kryetarja e Amsterdamit, Femke Halsema, tha: “Ai është plagosur seriozisht dhe po lufton për jetën. Ai është një hero kombëtar për të gjithë ne. Një gazetar i rrallë, i guximshëm, që në mënyrë të palodhshme ka kërkuar drejtësi.”

Sipas raportimeve të medieve lokale, De Vries është qëlluar pesë herë, përfshirë një goditje në kokë. Policia e rrethoi vendin e ngjarjes afër sheshit “Leidseplein” përderisa oficerët filluan të mblidhnin dëshmi.

Gazetari De Vries është i njohur për punën e tij hulumtuese pas rrëmbimit të njërit prej njerëzve më të pasur në Holandë, Freddy Heineken, më 1983.

Ai fitoi një çmim ndërkombëtar Emmy më 2008 për punën e tij hulumtuese rreth zhdukjes së adoleshentes Natalee Holloway në Aruba.

Agjencia e lajmeve, ANP, raportoi se kryeministri Mark Rutte pritet të dalë me deklaratë pas takimit me zyrtarët e lartë të sundimit të ligjit pas sulmit ndaj gazetarit.



Të ndryshme
Më shumë
Kryeministri Kurti bën thirrje për vaksinim10 August 2021
Vdes babai i Kadri Veselit 7 July 2021
Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Kosovë15 June 2021