Nga Vendi
7 July 2021
Bujar Osmani: Bullgaria ka ngelur e vetme, ne e dimë çfarë duam

“Në “Forumin e Prespës” kemi punuar shumë për të krijuar një platformë që do t’i tregojë botës anën tonë të historisë dhe mendoj se sipas përgjigjes së njerëzve që erdhën për të treguar respekt për historinë tonë”.

Këtë në një intervistë për “Utrinski Brifing” e tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani, i cili shtoi se me Forumin e Prespës, Maqedonia e Veriut është vendosur në hartën e konferencave ndërkombëtare.

Në lidhje me negociatat me Bullgarinë dhe veton tyre për fillimin e negociatave me BE-në, Osmani tha se Bullgaria ka ngelur e vetme në qëndrimet e saj.

“Kur bëhet fjalë për ne, ka ide të ndryshme dhe presione dhe unë mendoj se i menaxhojmë mirë. 26 anëtare zëshëm flasin se kjo nuk duhet t’i ndodh Maqedonisë së Veriut. Bullgaria ka ngelur e vetme në qëndrimet e saj, ndërsa e gjithë kjo është rezultat i sjelljes tonë konstruktive”.

“Megjithatë presionet nga opozita, ne nuk hymë në diskurs negativ me Bullgarinë dhe mendoj se para syve të botës morëm njohjen se kemi të drejtë. Ne arritëm konsensus etnik. Shteti nuk ka qenë kurrë kaq unanim. Gabimi më i madh që mund të bëjmë tani është, nga një pozicion shtetëror që ka besueshmëri para botës, dikush tani ta kthejë atë përsëri në qëndrim etnik”, tha Osmani.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e RMV-së sot mban seancë, Ligji për letërnjoftimet në rend dite 5 October 2021
117 raste të reja dhe 2 viktima me COVID-19 në Shqipëri13 July 2020
Shkrimtari shqiptar: Kërkoj falje, por nuk gjeta asgjë kundër shqiptarëve nga Bregoviq10 August 2021