Nga Bota
8 July 2021
Rusia përsëri i ofron vaksina Koresë Veriore, raportohet se izolimi po shkakton uri

Rusia i ka ofruar përsëri vaksina Koresë Veriore pas raportimeve se masat e rrepta të izolimit po shkaktojnë uri ekstreme në vendin komunist.

Ky shtet ka refuzuar vaksina dhe ndihma nga disa vende. Në vend të kësaj, Koreja Veriore i ka mbyllur kufijtë, por kjo ka ndikuar në tregtinë me Kinën. Koreja Veriore mbështetet te Kina për ushqim dhe karburante.

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka pranuar se vendi i tij është duke u përballur me mungesë të ushqimit, duke e përshkruar situatën si të tendosur, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai i bëri këto komente muajin e kaluar dhe gjithashtu iu tha qytetarëve që të përgatiten për rezultatin më të rëndë ndonjëherë, që ka nxitur krahasime me urinë vdekjeprurëse të viteve të nëntëdhjeta.

Besohet që sanksionet ndërkombëtare tregtare ndaj Koresë Veriore e kanë shtuar edhe më shumë presionin ndaj furnizimeve me ushqim.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se Moska i ka ofruar vaksina Pjongiangut në disa raste. Më parë, Rusia i ka thënë Koresë Veriore se jo të gjithë mund t’i durojnë kufizimet e pashembullta.



Të ndryshme
Më shumë
Yllka Gashi e pret Bajramin me mungesen e babait21 July 2021
OBRM-PDUKM feston fitoren në Shkup31 October 2021
Shorti bie që pasuria t’i kontrollohet edhe bashkëshortes së ish-presidentit Thaçi, Lumnijes 2 July 2021