Nga Rajoni
8 July 2021
Djali i Thaçit me fjalë prekëse për babain e Kadri Veselit

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Veseli për vdekjen e kryefamiljarit Fazli Veseli, raporton Express.

Ai ka postuar një fotografi të Thaçit me prindërit e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke shkruar se ky rast i ka pikëlluar shumë si familje.

“Shjkuarja në amshim e bacës Fazli na pikëlloi shumë si familje. Ngushëllime të sinqera të afërmve dhe miqve të familjes Veseli!”, ka shkruar Endriti në Instagram.

Ndryshe, babai i Kadri Veselit, ka vdekur dje në moshën 94-vjeçare. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë muajve të fundit.

Varrimi i tij është bërë mbrëmë, derisa në ceremoni s’ka mundur të marr pjesë djali i tij i vogël, Kadriu, i cili gjendet në paraburgim në Hagë./Gazeta Express



Të ndryshme
Më shumë
Rumania vendosi Maqedoninë e Veriut në “Listën e kuqe për coronavirus” 3 September 2021
Teuta Arifi fton partitë politike për një fushatë të shkurtër për respekt të tragjedisë së 8 shtatorit16 September 2021
Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni 9 August 2021