Nga Rajoni
8 July 2021
“Natën e mirë Babë. Krytë a e mbështete në tokë…“

Nje letër emocionuese po shpërndahet në rrjete sociale, me autorin që ka inicialet ‘M.M’.
Letra është shkruar për vdekjen e babait të Kadri Veselit dhe sjell përjetimin imagjinar se si mund të jetë ndier ish-themeluesi i UÇK-së, Veseli, mbrëmë në Hagë.

Në vazhdim letra e plotë:
Natën e mirë Babë!
A u rehatove Babë? Krytë a e mbështete në tokë, a u mbulove mirë ? Flej tash, pusho, s’të lëndon më asgjë. Së paku atje tani je i mbrojtur nga dhimbja, pritja, dëshprimi, malli, përndjekja, akuza, gjykimi…
Me H, J, R, N … nejtëm deri tash. U mërzitën fort edhe ata… Drejtë me të thëne mezi prita me hi në dhomën tem, me u shtri e me folë shlirë me ty. Po më dhimet nana ma së shumti, se e di që ajo e ban gajlen tem… Bahet marak mos po mërzitna shumë, e po më doket pe nij tu thanë “ eh djali jem, na ja bojmë diqysh këtu, po mjera unë, ti atje, qysh t’ ra kjo mërzi…”

E di dhe niva se sonte kemi pasë shumë mysafirë Babë. Por as unë, si ti, nuk shtrëngova asnjë dorë bashkëluftëtari, e as miku, aty në dalje të varrezave. I kam mbyll sytë e po më doket pi shoh një nga një…Uhhh se ç’më kthyen mrapa në kohë këto përfytyrime… Po të rinj janë kanë, e po shumë janë plakë more Babë. Ma të lumtur mu kanë dok në mal…
Sonte, ti kokën në tokë, e unë sytë në tavanin e kësaj dhome, me qelës nga jashtë. Po të kishe mundësi, ti do e merrje për vete edhe dhimbjen tem për vdekjen tënde.

Ehhh valla Babë, veç këtë dhimbje s’ma merr dot. Boll dhimbje më ke marrë, boll forcë më ke dhanë.
E di se ma fal që jetove dhe shkove me mallin tem. Por, kënd ta fal unë…!!!



Të ndryshme
Më shumë
Pse duhet të hani shalqi çdo ditë, dhjetë arsye të forta për shëndetin27 July 2020
Ka vite që jeton atje, kjo është puna që bën Shkëndije Mujaj në Zvicër28 October 2021
MPB Maqedoni: Prej nesër deri të dielën nuk do të funksionojë sistemi për dokumentet personale22 June 2021