Nga Bota
9 July 2021
Shi, breshër e rrëshqitje dheu në Zvicër, mbyllet përkohësisht autostrada

Në Axenstrasse midis Flüelen (UR) dhe Sisikon, Zvicër Qendrore rënia e një shkëmbi dhe  rrëshqitja e dheut ka bërë që të mbyllet rruga. Kjo u njoftua nga Alert Swiss, aplikacioni federal i emergjencave, raporton srf.ch.

Pasdite, pas një rrëshqitje dheu, autostrada A2 në jug është mbyllur gjithashtu përkohësisht në Giornico (TI), transmeton albinfo.ch. Ajo është vënë në funksion sërish nga ora 17 pasdite.

Shkaktare të rrëzimeve të shkëmbinjve dhe rrëshqitjeve të tokës janë shtrëngatat e forta me shi të madh që kanë prekur këto regjione.

Në Bellinzona, Luginën Maggia dhe luginat e tjera të Ticinos, kishte gjithashtu dëmtime dhe pengesa të përkohshme në trafik për shkak të breshërit, shiut të fortë dhe stuhive, njofton  policia e kantonit.

Shi i madh në Ticino që nga e mërkura në mbrëmje

Stuhitë në veriperëndim të Ticinos kanë nisur të mërkurën në mbrëmje. Fillimisht, u prekën Lugina Maggia, Lugina Onsernone, Centovalli dhe, pjesërisht, edhe Leventina, përcjell albinfo.ch. Deri të enjten në mbrëmje në këto zona për 24 orë, kanë rënë mbi 80 milimetra shi. Në Faido është regjistruar madje mbi 130 milimetra, raporton SRF Meteo.



Të ndryshme
Më shumë
Pamje: Ronaldo hap hotel të vetin luksoz edhe në Nju Jork, kaq kushton nata 8 July 2021
E papritur! Lind çifti i ri nga ‘Përputhen’ jashtë programit23 August 2021
Arsovska udhëheq bindshëm në Qytetin e Shkupit31 October 2021