ShowBiz
9 July 2021
“Për fushatë s’pati kufizime, të mendojnë edhe për pronarët e klubeve” flet menaxheri Rinor Hykolli për protestën e 14 korrikut

Të mërkurën me 14 korrik do të mbahet një protestë nga disa këngëtar të estradës.

Arsyeja e protestës është që Qeveria të lejojë të hapen klubet e natës pasi sezona e verës është e rëndësishme për këngëtaret dhe gastronominë, shkruan Indeksonline.

Ndër këngëtarët që do të përformojnë është edhe reperja e famshme, Tayna.

Rinor Hykolli mendon se kjo protestë duhet të ketë efektin e vet, të mendojë Qeveria edhe për artistat.

“Besoj qe do te ketë efekt me mendu Qeveria edhe për artistët te cilët investojnë me mijëra euro, dihet qe nuk janë përkrah ne kohen e pandemisë” tha ai.

Kjo protestë është një protestë simbolike dhe t’i bëjnë të mendojnë në mënyrë të drejtë.

Është një proteste simbolike me mendu edhe ata per neve se kur ishin fushatat nuk kishte kufizime. Duhet me mendu për pronarët e klubeve edhe për artistët’ u shpreh ai.

Gjithashtu Rinori shtoi se ka 1 vjet e 6 muaj që nuk kanë punuar dhe nuk kanë pasur të hyra materiale.

“Edhe këngëtarët janë tatim pagues të Kosovës 1 vjet e 6 muaj nuk kemi punuar fare. Të vetmet biznese që nuk kanë pasur të hyra materiale” – përfundoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Mediumi kroat: Shoferi i autobusit tha se diçka e pengoi gjatë vozitjes në momentin e aksidentit tragjik30 July 2021
Valon Syla: VV do të bie pas 5 ose 6 muajsh23 July 2021
Nesër fillon rishikimi i Listës Zgjedhore në Maqedoni20 August 2021