ShowBiz
9 July 2021
“Kam bërë dy herë botox dhe nuk kam turp ta them”, rrëfehet moderatori shqiptar

Moderatori, Bledi Strakosha, është një ndër personazhet e njohura që janë shumë të hapur me publikun.

Para disa javësh, ai ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, një video ku ka treguar momentin kur ka bërë ‘botox’ për herë të dytë.

Siç rrëfeu edhe ai vetë, ndërhyrja ka qenë fare e lehtë, pa ia prishur atij portretin dhe as mimikën.

Ditën e djeshme ai ka qenë i ftuar në një intervistë, ku ka treguar se nuk e ka aspak për turp që ta tregojë publikisht se ka bërë dy herë ‘botox’ dhe arsyeja për këtë të fundit kanë qenë krijimi i rrathëve poshtë syve dhe rrudhat e shprehisë në ballë.

“Kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam turp ta them. E kam bërë për të ndërhyrë pak në rrudhat e shprehisë në ballë dhe tek sytë. Unë kam edhe një problem, qeset poshtë syve. Më sugjeruan që t’i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihja veten kur të dilja para pasqyrës”, tha Bledi Strakosha në emisionin “Rudina”.



Të ndryshme
Më shumë
Haradinaj reagon ndaj shpifjeve për pasurinë: E di që kandidimi im ua prish planet, keni ambicie të sëmura30 June 2021
Mërgimtari thotë se deri në 10 mijë euro i harxhon për pushime në Kosovë 2 August 2021
Pamje: I biri e bën horë ministren në Zoom, shfaq karotën me formë “interesante”31 August 2021