Nga Vendi
19 July 2021
MPB Maqedoni: 435 gjoba për vozitje të shpejtë në territorin e të gjithë shtetit

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (18 korrik 2021) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar të veprimit në territorin e të gjithë shtetit për të sanksionuar automjetet që lëviznin me shpejtësi më të lartë se sa ishte e lejuar, ndërsa janë gjobitur 435 drejtues makinash.

“Nga këto, 35 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe katër automjete lëviznin me shpejtësi mbi 70 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar”.

“Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Pamje të rralla/Tetova në një reportazh të vitit 1983 (VIDEO+FOTO)26 January 2021
Gërvalla: Në pasaportën time si vendlindje gjithmonë figuron Shkupi30 July 2021
Dje në Maqedoni janë aplikuar 13.037 vaksina 3 September 2021