ShowBiz
19 July 2021
Publikohet video gjatë arrestimit të Fjolla Morinës

 

 

Para 10 muajsh, Fjolla Morina, u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë me dy armë zjarri me vete.

Muaj më vonë ajo u arratis nga arresti shtëpiak në banesën në Kukës.

Por raportohet se këngëtarja është arrestuar sot në Prishtinë, para lokalit të saj të fustaneve.

Lidhur me arrestimin e saj Express ka pyetur Policinë e Kosovës, por akoma nuk kanë dalë me ndonjë konfirmim zyrtar.

Ndërkohë, Prive ka publikuar pamje nga arrestimi i saj.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

 



Të ndryshme
Më shumë
Të jetosh nga mbledhja e mbeturinave: E bëj që të mos ia zgjas dorën askujt23 July 2021
Afaristët në Maqedoni kërkojnë masa lehtësuese për shkak të rritjes së inflacionit25 October 2021
Masat e reja kufizuese, rikthehen maskat, dasma vetëm me dëshmi për vaksinim dhe testin COVID-1913 August 2021