Nga Bota
21 July 2021
Nëna e dehur kafshoi policen që ia prishi festën

Një nënë e dehur ka kafshuar një police në krahun e saj dhe gjithashtu e ka shkelmuar një tjetër pasi ata erdhën për të prishur festën në shtëpinë e saj, e cila ishte në kundërshtim me kufizimet ndaj COVID-19.

Nëna e dy fëmijëve, Maria White, nga Greenwood Avenue, pranoi sulmin ndaj tre oficerëve të policisë, dy prej tyre femra dhe tjetri mashkull, me 13 mars.

Ajo ishte bërë agresive dhe kërcënuese, ndërsa shenja e kafshimit dëmtoi lëkurën e policit dhe filloi gjakderdhje, raporton HullLive.

Dhuna filloi pasi policia u thirr për të ndjekur ankesat në lidhje me zhurmën e madhe nga festa. Muzika u fik dhe kështu policia u largua, transmeton Klan Kosova.



Të ndryshme
Më shumë
“Me loqken tem”, Anita publikon foton e mbrëmjes krahë Ramushit 9 July 2021
Ishte cilësuar si vajza më e bukur në botë kur ishte 10-vjeçare, kështu duket aktualisht modelja 6 August 2021
Zaevi jep dorëheqjen31 October 2021