Nga Rajoni
21 July 2021
E tepruan me bakllava, përfunduan në emergjencë

Mjekes Dafina Basholli i ra për hise që për Kurban Bajram të jetë kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo aty priti shumë pacientë që shkuan për të kërkuar ndihmë pasi ia tepruan me ushqime të ëmbla, njofton Klan Kosova.

Basholli tërhoqi vërejtjen që të shmanget ngrënia e ushqimeve me shumë kalori sepse mund të jetë e rrezikshme, sidomos atyre që vuajnë nga diabeti.

“Çdo ditë në qendrën emergjente kemi mjaft raste të atyre post-COVID, e sidomos sot që është festa e Kurban Bajramit kur njerëzit hanë ushqime me më shumë kalori, sidomos me bakllava dhe pacientët të cilët kanë diabet duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Sot kemi pasë shumë raste që është dashur t’i trajtojmë për shkak të hiperglikemisë dhe hipertensionit, si raste emergjente”.

Ajo tha se nuk ka një numër të saktë të atyre pacientëve, sepse kujdestaria vazhdon deri në mëngjes dhe statistike nxirret në fund.

“Numri i tyre mjaft i madh. E shihni që po hynë e dalin për këtë shkak”.

Pacientë pati edhe për shkak të aksidenteve që ndodhën në ditën e festës.

Basholli tha se edhe numri i tyre ishte më i madh dhe se po trajtonin edhe ata që morën lëndime më të lehta, por edhe ata që u lënduan më shumë. Madje, ajo tha se iu kanë mbetur pak vende, por se po mundohen t’i menaxhojnë.



Të ndryshme
Më shumë
Cilët kanë qenë emrat e kontaktuar nga “Big Brother VIP” për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri? 1 October 2021
Partitë politike pritet të nisin bisedimet për qeverinë e re 4 August 2020
Motoçiklistët në Maqedoni vazhdojnë të jenë grupi më i rrezikuar në komunikacion24 June 2021