Nga Rajoni
21 July 2021
Reagojnë nga Serbia pas deklaratës së presidentit turk për njohje të reja për Kosovën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se do të punojë për t’i sjellë Kosovës njohje të reja.

Siç raportoi agjencia e lajmeve Reuters, Erdogan u tha mediave turke se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.

Lidhur me këtë deklaratë të Erdoganit kanë reaguar edhe nga Serbia.

“Puna për të promovuar interesat e Prishtinës është një udhëzim i vazhdueshëm për diplomatët turq, por sigurisht që duhet të analizojmë seriozisht pse presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili nuk thotë asgjë rastësisht, vendosi të shpallë lobim të intensifikuar për Kosovën pikërisht në këtë moment, në mënyrë të qartë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“

Kështu ka thënë për Kosovo Online, ish-ambasadori serb në Turqi, Darko Tanaskoviq.

“Unë nuk parashikoj një përgjigje masive ndaj thirrjeve të lobistëve të Kosovës, sepse shumë vende kanë arsyet e tyre autentike, të forta pse hezitojnë të afirmojnë ndërkombëtarisht pavarësinë e Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe Turqia sigurisht do të jenë në ballë të kësaj fushate të re, veçanërisht pasi ajo është një nga çështjet jo aq të shumta në lidhje me të cilën ekziston një përkim i plotë i pozicioneve të Ëashingtonit dhe Ankarasë”, tha ai.

Presidenti turk deklaroi se Ankaraja është duke punuar në rritjen e numrit të vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës dhe se do të diskutojë këtë me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për të bërë punë të përbashkët” për atë çështje.



Të ndryshme
Më shumë
Kërkesa e Britney Spears hidhet poshtë nga Gjykata, dështojnë përpjekjet për të hequr babanë nga kujdestaria 1 July 2021
Tensionet në Egje! Turqia e vendosur për gaz dhe naftë: Na lejohet ti fundosim grekët 8 August 2020
Eskobar: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë bisedimet me BE-në para fundit të këtij viti29 October 2021