Nga Vendi
22 July 2021
Gjendja me COVID-19 në Maqedoni është e qëndrueshme, vazhdon imunizimi në 58 vendbanime

Vazhdon trendi i uljes së personave të infektuar me coronavirus në vend. Sipas të dhënave të djeshme të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), u regjistruan 15 raste të reja, ndërsa nuk kishte viktima.

Gjatë ditës midis të martës dhe të mërkurës, u kryen gjithsej 2.550 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është 234.

Ministria e Shëndetësisë informon se vaksinimi zhvillohet normalisht në të gjitha pikat në të gjithë vendin. Deri më tani, gjithsej 467.822 qytetarë janë vaksinuar.

Sipas shifrave të fundit, të paktën një dozë e vaksinës është administruar në 60 përqind të popullsisë mbi moshën 70 vjeç, 58 përqind të popullsisë mbi moshën 65 vjeç, 53 përqind të atyre mbi moshën 60 dhe 43 përqind i atyre mbi moshën 50 vjeç.

Uebfaqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e termineve për vaksinimin e fëmijëve.

Vaksinimi në terren vazhdon edhe sot në 58 vendbanime./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
42 gradë Celsius! Sa do të rriten temperaturat në dy ditët në vazhdim23 June 2021
110-vjeçarja dhe sekreti i jetëgjatësisë së saj27 September 2021
Zgjatet për 1 muaj izolimi në Australi, dislokohet ushtria në rrugë30 July 2021