Nga Vendi
23 July 2021
OBRM-PDUKM thotë se me ligj do të kërkojë legalizimin e kriptovalutave duke hequr edhe TVSH-në

OBRM-PDUKM-ja thotë se do të propozoj ligj që do të legalizojë tregtinë me kriptovalutave dhe për këtë qytetarët nuk do të paguajnë TVSH.

“Tregtia tashmë mundësohet nëpër shtetet e zhvilluara. Në SHBA lejohet tregtia me kriptovaluta nëpërmjet PayPal ndërsa në Gjermani më shumë se 40 banka lejojnë ndërrimin dhe pagesën me kriptovaluta” thonë nga OBRM-PDUKM.

Këtë, sipas tyre, e bëjnë pasi nuk duan që e ardhmja të pritet të vijë por duhet të ndikojë shteti për ta sjellë.

Arsyeja, sipas OBRM-PDUKM-së, është se tregtia me kriptovaluta është shumë e rëndësishme për buxhetin e shtetit. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Berisha: Rama dhe Vuçiç po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon 7 September 2021
Kameramani Shenoll Ahmeti e humbi betejën me Kovid-19 1 July 2020
Vdes Vjollca Haxhiu? Këngëtarja demanton lajmin: Paturpësi... 9 August 2021