Nga Bota
23 July 2021
Kompania franceze alarmon për rrezik radiologjik në Kinë

Kompania franceze e energjisë që është bashkëpronare e një centrali bërthamor në Kinë thotë se do ta mbyllte atë, nëse do të kishte mundësi, për shkak të dëmtimit të shufrave të karburantit, por vendimi përfundimisht i takon operatorit kinez të centralit.

Zëdhënësi i kompanisë “Electricite de France” tha të enjten se ndërsa nuk është ” situatë emergjente” në Centralin Bërthamor Taishan, i vendosur në provincën jugore të Kinës, Guangdong, është një “situatë serioze që po zhvillohet”.

Nëse reaktori do të ishte në Francë, kompania do ta kishte mbyllur atë tashmë për shkak të “procedurave dhe praktikave në lidhje me funksionimin e termocentraleve bërthamore në Francë”, tha zëdhënësi.

Zëdhënësi nuk i bëri thirrje drejtpërdrejt Kinës për t’i ndaluar operacionet në central, duke theksuar se ishte një vendim për partnerin e saj kinez dhe aksionarin që e ka shumicën e aksioneve, Grupin e Përgjithshëm të Energjisë Bërthamore të Kinës (CGN), shkruan CNN, transmeton GazetaExpress.

CNN raportoi për herë të parë në qershor se kompania franceze Framatome – një degë e EDF e cila mbështet operacionet në Taishan – kishte paralajmëruar një “kërcënim të menjëhershëm radiologjik” në fabrikë, duke nxitur qeverinë e Shteteve të Bashkuara që ta hetonte mundësinë e një rrjedhjeje.

Kompania gjithashtu e kishte akuzuar autoritetin kinez të sigurisë për ngritjen e kufijve të pranueshëm për zbulimin e rrezatimit jashtë uzinës për ta shmangur mbylljen e tij, sipas një letre nga Framatome drejtuar Departamentit Amerikan të Energjisë.

Autoritetet kineze kanë mohuar çdo rrezik në fabrikë, duke thënë menjëherë pas raportit ekskluziv të CNN se nuk ka “asnjë anomali në mjedisin e rrezatimit” dhe se siguria e uzinës është “e garantuar”. Autoritetet nuk pranuan t’i përgjigjen pyetjeve vijuese në lidhje me paralajmërimin e Framatome për zyrtarët amerikanë.



Të ndryshme
Më shumë
Bilall Kasami shpalos 16 projektet për Tetovën 30 September 2021
Video e rrallë! Artistët kosovarë në vitin 1998 në qytetin e Tetovës (Adelina,Roberti,Qumili etj…)30 July 2021
Maqedoni: 47% e popullsisë mbi 18-vjeç janë vaksinuar me dozën e parë28 September 2021