Nga Rajoni
26 July 2021
Identifikohet 27-vjeçarja nga Peja që ndërroi jetë dje, po udhëtonte me katër fëmijët e saj

Alinda I., 37-vjeçe, po udhëtonte me katër nga pesë fëmijët e saj në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë, kur nga plagët e marra prej aksidentit të autobusit ndërroi jetë në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën.

Të gjithë fëmijët e saj kaluan pa lëndime, raporton e përditshmja kroate “Jutarnji List”.

Sot, në spitalin e Slavonski Brod janë ende të shtrirë pesë fëmijët e Alindës. Atje kanë mbërritur babai i tyre, bashkëshorti i Alindës, Can I. dhe gjyshi i tyre, Arif Kikaj.

Për Arif Kikajn, i cili mbërriti në Slavonski Brod nga Peja, emocionet janë të ndara. Vajza e tij 37-vjeçare, Alinda, vdiq të dielën. Ai qan derisa flet për të bijën.

 



Të ndryshme
Më shumë
Autobusët e parë në Tetovë, kreu i këshillit Memeti jep detaje shtesë18 January 2021
Maqedoni: MPPS kërkon që punëdhënësit t’i respektojnë masat për mbrojtjen e qytetarëve nga vala e të nxehtit 4 August 2021
Ruskovska: Ka filluar shqyrtimi i dokumentacionit për spitalin në Tetovë17 September 2021