Nga Vendi
27 July 2021
Në TikTok me gjuhë të urrejtjes kërkohet kryqëzimi i Talat Xhaferit

Në një video që po qarkullon në rrjetin social “TikTok” e publikuar nga “vmrodpmne.mk”, kryqëzohet kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me gjuhë të urrejtjes.

Videoja e publikuar përmban pyetje “A dëshironi ta shpërbëjmë kuvendin?”, ndërsa më poshtë thuhet “T’i japim fund këtij shqiptari”, duke e përdorur termin racist.

Gjuha e urrejtjes është përdorur edhe në komentet me fjalitë “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, ndërsa videoja përmban sekuenca të punës së Xhaferit në Kuvend.

Ndryshe, gjuha e urrejtjes dhe nxitja dhunë është e dënueshme sipas Kodit Penal të RMV-së, ndërsa këto fenomene janë më të shpeshta para zgjedhjeve për të mobilizuar masa./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Më erdhën 20 veta me tri makina dhe me thika e armë” – reperi shqiptar flet pas rrëmbimit24 September 2021
Zecevic: Çelësi i finales Kosovë-Serbi është në Washington, BE-ja s’ka fuqi10 August 2021
Ndodh incidenti i papritur në “Air Albania” gjatë hedhjes së shortit në Shqipëri28 August 2020