Nga Vendi
28 July 2021
LSDM koalicion edhe me PDSH-në

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas koalicionit me BDI-në në takimin me kreun e kësaj partie, Ali Ahmeti, ka koalicionuar edhe me PDSH-në e Mendun Thaçit në zgjedhjet lokale.

“Me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi u dakorduam për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. LSDM dhe PDSH do të bashkëpunojnë dhe do të mbështeten në disa komuna, me qëllim që qytetarët të sigurojnë kryetarët dhe këshilltarët mët të mirë të cilët do t’i shërbejnë popullit”, shkruan Zaev.

Zaev thotë se në disa komuna bashkëpunimi do të realizohet që në rreth të parë, ndërsa në disa komuna të tjera në rreth të dytë.

“LSDM vazhdon të ndërtojë dhe zhvillojë koalicionit më të madh dhe më të mirë në zgjedhjet lokale”, tha Zaev./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Vajza nga Kabuli: Një taleban na tha, do t’iu martoj 4 gra përnjëherë17 August 2021
Lirohet ish luftëtari i UÇK/ Kosova kërkon të rishikohen listat e Interpol nga Serbia 2 August 2020
Shkup: 185 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik, 52 për tejkalim të shpejtësisë 6 July 2021