Nga Vendi
28 korrik 2021
MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar 13.810 vaksina

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 862.426 doza të vaksinave, ndërsa 361.431 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit të MSH-së, dje janë vaksinuar gjithsej 13.810 qytetarë, prej të cilëve 4.098 e kanë marrë dozën e parë.

Sipas të dhënave të fundit, 63% e popullsisë mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 60% e popullsisë mbi 65 vjet ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 55% e popullsisë mbi 60 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 45% e popullsisë mbi 50 vjet është vaksinuar me një dozë të vaksinës.

Nga MSH thonë se qytetarët pa termin mund të vaksinohen në pikat vaksinale në Maqedoni, ndërsa nga MSH bëjnë thirrje që të ketë vaksinim masiv për shkak se vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtet virusi./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëria liron veteranin e UÇK-së i cili u ndalua me kërkesë të INTERPOL-it 2 gusht 2020
SPB Tetovë filloi me kontrolle të përforcuara për respektim të masave mbrojtëse në komunikacionin rrugor10 korrik 2020
Partitë shqiptare, gati emrat e zv/ministrave në Qeverinë ‘Zaev 2’12 shtator 2020