Nga Vendi
29 July 2021
LD-Maqedoni: Janë skandaloze ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Lidhja Demokratike beson se ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor të paraqitura në Kuvend me procedurë përmbledhëse, parandalojnë konkurrencën e barabartë politike dhe mbytin pluralizmin dhe larminë e ideve.

“Edhe pse arsyeja kryesore për ndryshimet në rregullat e zgjedhjeve janë rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it, vetë fakti që ndryshimet në Kodin Zgjedhor bëhen dy muaj para zgjedhjeve lokale, shkelin në mënyrë flagrante rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it për të ndaluar ndryshimet në rregullat zgjedhore gjashtë muaj para zgjedhjeve”, thonë nga partia.

Lidhja Demokratike kujton se ndryshimi i rregullave zgjedhore në demokraci është zakonisht një proces që përfshin një debat të gjerë publik, me pjesëmarrjen e ekspertëve, OJQ -ve dhe konsensusin më të gjerë të mundshëm të partive politike.

LD e konsideron censusin e propozuar prej 3% të votuesve të regjistruar që duhet të fitojë një kandidat në mënyrë që të zgjidhet në mënyrë të pavarur nga lista e kandidatëve, si një pengesë e turpshme e idesë së listave të hapura./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Si formohen retë?16 June 2021
Carovska: Viti i ri shkollor do të fillojë me prezencë fizike, nëse këtë e lejon gjendja epidemiologjie në vend28 June 2021
Kërçova kërkon mësim online për shkak të gjendjes me Covid-1931 August 2021