Nga Bota
29 July 2021
Studimi: Efikasiteti i vaksinës kineze Sinovac zbehet pas gjashtë muajve

Antitrupat e krijuar nga vaksina kineze Sinovac për COVID-19 bien nën nivelin kritik, rreth gjashtë muaj pas dozës së dytë për shumicën e të vaskinuarve, megjithatë një dozë e tretë përforcuse mund të ketë një efekt të fortë mbrojtës, sipas një studimi laboratorik.

Studiuesit kinezë njoftuan për përfundimet e një studimi të mostrave të gjakut mes të rriturve të shëndetshëm të moshave 18-59 vjeç.

Për pjesëmarrësit që kishin marrë dy doza, me interval dy ose katër javëshe, vetëm 16.9% dhe 35.2% respektivisht vazhdonin të kishin nivel antitrupash, mbi minimumin e duhur gjashtë muaj pas dozës së dytë, thotë studimi.

Përfundimet u bazuan në të dhënat nga dy grupe që përfshinin më shumë se 50 pjesëmarrës secili. Doza e tretë iu dha 540 pjesëmarrësve në studim.

Për ata që morrën dozën e tretë, rreth gjashtë muaj pas së dytës, nivelet e antitrupave neutralizues pas 28 ditësh ishin rritur rreth 3-5 herë nga nivelet e diktuare katër javë pas dozës së dytë, sipas studimit.

Studimi u krye nga institutet për kontrollin e sëmundjeve në provincën Jiangsu, kompania Sinovac dhe institucione të tjera kineze, raporton VOA.

Ata paralajmëruan se studimi nuk ka testuar efektin e antitrupave kundër varianteve më të transmetueshme dhe se kërkohej hulumtim i mëtejshëm për të vlerësuar kohëzgjatjen e antitrupave pas një doze të tretë.



Të ndryshme
Më shumë
Autobusët me kapacitete të përgjysmuar, aeroportet me kritere të rrepta24 June 2020
Bebe Rexha provokuese me foto nga prapa gjatë mbrëmjes romantike me të dashurin16 June 2021
Kush është Mullah Baradar – fytyra më publike e talibanëve17 August 2021