Gjatë gjysmës së parë të vitit 2021, “Stopanska Banka” ShA Shkup ka vazhduar me punën e suksesshme. Si rezultat i kësaj, në fundi të muajit qershor të vitit 2021, fitimi arrin 1.215.788 mijë denarë, që paraqet rritje për 15% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Për të njëjtën periudhë, aktivi i përgjithshëm i Bankës mbetet thuajse i pandryshueshëm në vlerë prej 105.655.161 mijë MKD.
Fondamentet stabile të Bankës, të shprehura përmes kapitalit të latë dhe pozitës së likuiditetit, modeli i suksesshëm i biznesit, qasja prudente në menaxhimin e rreziqeve, si dhe vendosja e parimeve për menaxhim kooperues të mirë, mundëson që edhe në kushte të sfidave të mëdha dhe ndikimeve negative të pandemisë së Covid-19, Banka të vazhdojë me punën e suksesshme disavjeçare dhe të realizojë rezultate të larta.
Në tekstin që vijon është paraqitur pozita e bilancit të suksesit dhe bilanci i gjendjes së Bankës.
Bilanci i suksesit (në krahasim me vitin 30.06.2020)
Të hyrat neto nga kamatat arrijnë 1.888.986 mijë MKD dhe është rritje për 3%.
Të hyrat neto nga provizionet dhe kompensimet arrijnë 391.733 mijë denarë dhe janë rritur për 11%.
Të hyrat nga dallimet e kurseve të shkëmbimit është rritur për 28% dhe kapin vlerën 61.073 mijë MKD.
Të hyrat tjera nga veprimtaria ka shënuar rritje prej 39% dhe arrin në 189.887 mijë MKD.
Shpenzime operative në tremujorin e parë të vitit arrin 881.922 mijë denarë dhe janë jodukshëm të rritura për 1%.
Në periudhën e analizuar, SB ndau vlerë të mjeteve financiare dhe rezervë të veçanrë për ekspozim mbi bilancin, në bazë neto në vlerë prej 443.383 mijë denarë, e cila është thuajse në të njëjtin nivel me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Bilanci i gjendjes (krahasim me vitin 31.12.2020)
Aktivi i përgjithshëm arrin 105.655.161 mijë denarë dhe thuajse është në të njëjtin nivel në raport me fundin e vitit të kaluar.
Mjete parash dhe paratë ekuivalente janë më të ulëta për 1.041.079 mijë denarë, gjegjësisht për 6%, si rezultat i aktivitetit kreditor të Bankës, gjegjësisht rritjes së realizuar në portofolin kreditor.