Nga Vendi
2 August 2021
Prej sot aplikimi për shujtën studentore

Prej sot fillon aplikimi për realizimin e të drejtës të racionit të subvencionuar për studentë, zgjidhje sistemore e cila është pjesë e programit për punë të Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe me të cilën dukshëm avancohet standardi i studentëve përmes ndarjes së mbështetjes financiare në vlerë mujore prej 2400 denarë për dhjetë muaj në vit.

Siç informoi MASH-i, sipas Thirrjes të shpallur publike, për subvencionim të racionit të studentëve mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt në studimet universitare të institucioneve të larta shtetërore dhe private, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë rast, aplikuesit duhet t’i plotësojnë edhe kushtet në vijim: të mos jenë në marrëdhënie të rregullt pune; të mos jene të regjistruar si bujq individual dhe të mos kenë të ardhura mujore  në çdo bazë më të madhe nga paga neto minimale në vitin rrjedhës.

Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve kryhet jashtëzakonisht  në mënyrë elektronike, përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/, ku bashkëngjiten formularët e plotësuar dhe të nënshkruar Aplikim për marrjen e të drejtës për subvencionim të racionit të studentëve dhe Deklaratë për saktësi zë të dhënave të vendosura në aplikimin për marrjen e subvencionimit të racionit të studentëve. Gjatë aplikimit, studentët detyrimisht  ta shohin edhe dokumentin – Drejtime për vendosjen e llogarisë së transaksionit gjatë aplikimit për subvencionim për racion të studentëve.

MASH-i përmes detyrës zyrtare i siguron të gjitha dëshmitë e tjera për përmbushje të kushteve, ndërsa të cilat i podesojnë MPB, QPRM, DAP dhe shërbimet studentore të fakultete.

Afati për aplikim  është prej 1 deri 31 gusht të vitit 2021. Për kandidatët të cilët do të marrin statusin e studentëve në vitin akademik 2021/2022 dhe të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin e verës, afati aplikim  është prej 1 deri më 31 tetor të vitit 2021.



Të ndryshme
Më shumë
Motra e 18-vjeçares që vdiq në aksidentin tragjik me shkrim prekës: A pate shumë dhimbje shpirti jem?27 July 2021
Mësimi, fati i nxënësve varet nga kushtet në shkolla 1 September 2020
Vildania shfaqet në bikine, më seksi së kurrë 2 July 2020