Nga Vendi
4 August 2021
MSH: Profili në Twitter i ministrit Filipçe është sërish aktiv

Ministria e Shëndetësisë informon se llogaria në Twitter e ministrit Venko Filipçe, është sërish aktive.

“Prej sot është aktiv profili në Twitter i ministrit të Shëndetësisë. Vazhdoni ta ndiqni për informata të sakta dhe në kohë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Prej dje profili i ministrit u pezullua nga Twitter, për arsye të panjohura.

Më herët nga MSH kanë informuar se kufizimet në llogarinë e ministrit, kanë ardhur pasi disa raste, gjatë futjes është dhënë kod i gabuar i verifikimit.

Siç njoftoi atëherë Ministria e Shëndetësisë, ky aktivitet ka qenë arsyeja që të kufizohet profili i ministrit, duke shtuar se punojnë për tejkalimin e problemit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Policia gjermane bastis shtëpitë e dy shqiptarëve, dyshohen si bashkëpunëtorë të sulmuesit të Vjenës 7 July 2021
Me këtë stil Ariana duket ndryshe shumë23 June 2021
Panovski: Duke e ditur se na pret regjistrimi dhe viti shkollor, lejuan organizimin e ahengjeve24 August 2021