Nga Vendi
4 gusht 2021
Maqedoni: Dje janë aplikuar 12.939 vaksina

Ministria e Shëndetësisë informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 920.442 doza të vaksinave, ndërsa 401.336 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 12.939 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.909 qytetarë.

“64% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 62% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 57% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 45% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Sela uron fillimvitin shkollor 1 shtator 2021
MASH Maqedoni: Deri më 15 shtator nxënësit e shkollave të mesme mund të aplikojnë për bursa 2 shtator 2021
Reperi njofton se është ‘shtatzënë’ me albumin e parë 3 shtator 2021