ShowBiz
4 August 2021
Dalin pamje të reja të ditëlidjes së Anës, konfirmon lidhjen me ish-konkurrentin e Përputhen!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi ka festuar ditëlindjen.

Ana kishte organizuar një festë me të ftuar miqtë e saj më të dashur, mes tyre edhe personazhe nga “Përputhen”.

Një ndër ta ishte dhe Atdheu, i cili publikoi disa video nga festa me fishekzjarre dhe një darkë të shtruar për të gjithë të ftuar.

Ana kishte zgjedhur të vishej me një fustan me xixa për ditën e saj më të bukur ndërsa të ftuarit ishin veshur të gjithë me të bardha.

Disa prej tyre publikuan momente nga festa, ku ajo u pa në shoqërinë e ish-konkurrentit të Përputhen, Elion Maksutaj me të cilin ajo ka nisur një lidhje.

 



Të ndryshme
Më shumë
Në Studeniçan fiton Azem Sadiku31 October 2021
Ndryshon krejtësisht pamje Mimoza Mustafa 28 October 2021
Aktori tetovar pyet zëdhënësin e ASH-së: Me Mickovskin do e luftoni korrupsionin?28 August 2021