Nga Rajoni
2 July 2020
Shqipëri, 3 viktima dhe 82 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se janë konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima. Mësohet se viktimat janë, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht  po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime si të dyshuar me Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (2 Korrik 2020)

Testime totale                         27671

Raste pozitive                          2662

Raste të shëruara                      1559

Raste Aktive                             1034

Humbje jete                              69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   387

Durrës 203

Shkodër        152

Vlorë     110

Fier         51

Lezhë    45

Korçë    28

Kukës    19

Elbasan      16

Berat      8

Dibër     8

Gjirokastër 7./ Opinion.al



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Për etninë në letërnjoftime, do të duhet të priten ndryshime ligjore23 August 2021
Me kënd po lundron Tayna ujërave të Venecias15 March 2022
65 për qind e kompanive s’mund të gjejnë kuadër përkatës profesional 6 July 2021