Kuriozitete
4 August 2021
A e dinit se fituesi i parë i Olimpiadës ishte shqiptar?

Komiteti Olimpik Shqiptar është krijuar në vitin 1958 dhe Shqipëria ende nuk e ka një medalje olimpike.

Shumë shqiptarë kanë fituar medalje nën flamujtë e Jugosllavisë, Greqisë, Italisë, Gjermanisë e së fundmi të Kosovës. Mirëpo, a e dinit se, në vitin 1896 kur Lojrat Olimpike moderne nisën, ishte maratonomaku Spiros Louis, arbëror i Greqisë, që nën flamurin e të fundit u konsiderua fituesi i parë i Lojrave Olimpike? Pas 2 orë, 58 minuta e 50 sekonda nga nisja në Maratonë, ai mbërriti në Athinë duke përshkuar 42 kilometra e 125 metra.

Medaljen e mori i veshur me fustanellën tradicionale të Toskërisë, variacion i së cilës ishte edhe veshja e arbërorëve të Atikës, duke respektuar rrënjët tradicionale të tij.



Të ndryshme
Më shumë
Fifi : Më keni lodhur, apo po ua ha bukën?17 August 2021
A mund të falimentojë Posta e Maqedonisë? S’ka qarkullime pagesore, humb 110 milionë denarë të hyra në muaj 2 September 2020
U nda nga bashkëshorti, 42 vjeçarja feston me tupana22 June 2021