Nga Vendi
4 August 2021
Bullgaria dërgon në Maqedoni 25 zjarrfikës, 2 makina zjarrfikëse dhe 2 ambulanca

Pas urdhrit të kryeministrit Stefan Janev, Bullgaria ka dërguar ndihmë për menaxhim me zjarret që shpërthyen në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Siç raporton agjencia BGNES, ndihma do të vijë përmes mekanizmit të ndihmës reciproke dhe qeveria bullgare planifikon të dërgojë 25 zjarrfikës, 3 kamionë zjarrfikës dhe 2 ambulanca të tjera për të shuar fatkeqësinë në Koçan dhe Dellçevë.

Agjencitë kujtojnë se dje, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri Stefan Janev deklaroi se Bullgaria është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj me mbështetjen e nevojshme për të shuar katastrofën.

Ndryshe, për momentin në RMV nëntë zjarre janë aktive, ndërsa më seriozi është në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër, rreth fshatit Drenak./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Vazhdon seanca për rastin “Shënjestra-Fortesa”26 August 2020
Sot lirohen nga spitali 26 të lënduar në aksidentin në Kroaci, pritet kthimi i tyre26 July 2021
Kjo është motra bukuroshe e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani 23 June 2021