ShowBiz
6 August 2021
Ftesa e Bregoviqit në Korcë, Unikkatil del me një reagim eksplicit

Reperi kosovar, Unikkatil, ka reaguar pas ftesës që Goran Bregoviq të këndojë në Festën e Birrës në Korçë

Unikkatil ka shkruar në Facebook se ftesa ndaj Bregoviqit e tregon nivelin e respektit që organizatori i Festës së Birrës e ka për torturat dhe vrasjet që Serbia i ka bërë në Kosovë.

Ai ka ftuar të bojkotohet ky event.

“Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Servia i ka bô ndaj Shqiptarëve të Kosovës. Ndëshkimi mà i mirë ish kônë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë e karit përgjithmonë”, ka shkruar Unikkatil.

Ndryshe, për ftesën që Bashkia e Korçës ia ka bërë këngëtarit serb, ka pasur kundërshtime të shumta.



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut17 August 2021
Kuvendi i Shqipërisë voton shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit 9 June 2021
Komisioni për Antikorruspion kërkon që Merko të përgjigjet penalisht22 July 2021