Nga Vendi
9 August 2021
Eco Guerilla: Teuta Arifi mos t’i fajësojë qytetarët për mbeturinat

Organizata ekologjike “Eco Guerilla” nëpërmjet një kumtese për media, i është kundërpërgjigjur kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila tha se qytetarët e papërgjegjshëm janë fajtorë për gjendjen me mbeturinat në qytet.

Nga Eco Guerilla thonë se kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës në mënyrë të ulët dhe jodinjitoze për postin që mban, fajëson qytetarët se hedhin mbeturinat jashtë kontenjerëve edhe kur ato janë të stërmbushura e të pamjaftueshme.

“Urojmë që dikush mos ja ket vjedhur passwordin e faqes në Facebook. Kryetaren duhet ta informojnë se mënyra e jetesës dhe konsumi i mallrave edhe në Tetovë është shumëfishuar në 10 vitet e fundit. Keqmenaxhimi i higjienës dhe pastërtisë në qytet është i përmasave skandaloze, si në asnjë komunë në rajon dhe më gjerë”.

“Prandaj kryetarja aktuale, nëse ka dikë afër vetes duhet t’i llogarisë e planifikojë se sa kontenjerë duhet te ketë në qytet sipas indeksit mesatar se sa mbeturina ka për kokë banori dhe sa shpesh duhet të pastrohen, që në këto 8 vite pothuajse nuk është bërë asgjë. Nuk kan faj edhe puntorët e NPK Tetova të punojnë në kushte të mjerueshme dhe gjithë mbeturinat e qytetit mblidhen nga 2-3 kamiona të stërlodhur”, thuhet në reagimin e Eco Guerilla./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Jennifer Lopez shokon me ‘look-un’ e saj të ri!14 October 2021
Filloi paraqitja për regjistrim të studentëve në Universitetin e Shkupit31 August 2020
Haradinaj i trishtuar nga vrasja e tre personave në Gllogjan26 November 2021