Nga Vendi
9 August 2021
Grubi: Pas 20 viteve zbulohet dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka dorëzuar në Arkivin shtetërorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të arkivuar dokumentin origjinal të Marrëveshjes së Ohrit, 20 vite pas nënshkrimit të këtij dokumenti paqësor.

“Kam kënaqësinë jashtëzakonisht të madhe që pas dy dekadave të tëra 20 viteve mungesë të origjinalit të MO të nënshkruar nga 7 nënshkruesit e vet më në fund arritëm që ta gjejmë dokumentin origjinal dhe ta dorëzojmë në vendin ku ai përket. Natyrisht në arkivin shtetëror dhe jam shumë falënderues ndaj drejtorit dhe zëvendësdrejtorit për takimin e sotëm dhe mundësinë që origjinalin e këtij dokumenti ta dorëzojme në vendin ku ai duhet që të arkivohet”, ka theksuar Zëvendëskryeministri i parë Grubi.

Sipas tij, ky mision tashmë është përmbyllur dhe dokumenti origjinal është në vendin e duhur.

“Ishte mision i Ministrisë të cilën unë e udhëheq, gjatë gjithë këtij viti në jubileun e 20 vjeçarit te MO që ta gjejmë origjinalin e kësaj marrëveshje që është nënshkruar nga 7 persona 5 udhëheqës të institucioneve këtu në vendin tonë dhe dy ndërkombëtar Xhejms Perdju dhe Fransua Leutard njëri nga SHBA dhe të Bashkimit Evropian, për arsye se çdo vit në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit lajmi kryesor ishte mungesa e origjinalit të Marrëveshjes së Ohrit dhe me këtë interpretoheshte moskujdesi i shtetit ndaj vetë rëndësisë së Marrëveshjes së Ohrit. Kësaj i erdhi fundi dhe me kënaqësinë më të madhe e gjetëm origjinalin e MO dhe po ua dorëzojmë arkivit që më tutje të kujdeset për të. Andaj jam shumë i lumtur për kete ditë të sotme dhe në veçanti se këtë po e realizojmë në vigjilje të 20 vjetorit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit”, ka thënë për fund Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.



Të ndryshme
Më shumë
Anita Muçaj një nënë e lumtur e tre fëmijëve16 June 2021
Zaev: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me BDI-në, por edhe më Lëvizjen Besa dhe PDSH-në29 August 2021
Edhe 3 ditë afat, janë regjistruar rreth 1.5 milion qytetarë në Maqedoni27 September 2021