ShowBiz
9 August 2021
Kanë vite të martuar, por ky detaj flet shumë për raportin e Mimoza Mustafës me fëmijët e Shkumbin Kryeziut nga martesa e tij e parë

Ka vite që Mimoza Mustafa dhe Shkumbin Kryeziu janë bashkë, ku kanë dhe fëmijë.

Por, para se të martohej me Mimozën, Shkumbini ka qenë i martuar me Vlora Dumoshin me të cilën ka edhe dy djem, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Pavarësisht kësaj, duket se kjo nuk e pengon aspak që këngëtarja të ketë një raport të mirë me fëmijët e Shkumbinit.

Ka pak ditë që Rroni, djali i madh i Shkumbinit është bërë baba, dhe tani e ka uruar edhe Mimoza përmes një fotografie të publikuar.

“Mirëseerdhe engjull i bukur, Matis Kryeziu”, ka shkruar këngëtarja.

Mimoza dhe Shkumbini kanë dy fëmijë së bashku, djalë dhe vajzë.

/Reporteri.net/



Të ndryshme
Më shumë
Mësimdhënësit në Maqedoni do të kenë prioritet për vaksinim, që në shtator të hapen shkollat24 June 2021
Arsovska udhëheq bindshëm në Qytetin e Shkupit31 October 2021
Pasi fshinë çdo foto me njëri-tjetrin, Andi dhe Melisa shfaqen më të dashuruar se kurrë26 August 2021