Nga Rajoni
10 August 2021
Dita kur krisi lufta në Gllogjan, Haradinaj: Na shanë serbisht, pastaj u dëgjua një e shtënë

Gjenerali i luftës, Daut Haradinaj, ka rrëfyer historinë e tij në emisionin Pressing. Ai ka folur edhe për momentin që e nxiti luftën në Deçan, e ku vet ai dhe Rasim Selmanaj ishin protagonist.

Haradinaj ka thënë se bashkë me Selmanajn po ktheheshin drejt Gllogjanit, kur pak para se të mbërrinin në shtëpi, kishin filluar provokimet përmes ofendimeve nga forcat serbe.

Në një moment kishte edhe një të shtënë nga policët serbë.

“Gjatë rrugës na bërtitën serbisht, pak para se me mbërri te shpija jeme. Edhe filluan me sha e me bërtitë, zbritën prej veturës. Kanë qenë të armatosur e me helmeta dhe për çudinë teme ata edhe gjujtën. Nuk e kisha idenë në kënd dhe jemi nda me Rasimin”, ka rrëfyer Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se pastaj e kishte kuptuar se gjithçka ishte e orkestruar.

“Aty kanë fillu luftimet. Rasimin arritën me e kapë, pastaj aty filloi fronti. Ata si duket e kishin rrethu shtëpinë gjatë natës, por ne s’i kemi pa. Për shumë pak minuta arritën me bombardu shtëpinë e me gjuajtë”, tha ai.

“Aty nisi dyluftimi, dy duar për një krye. Aty kush çka të mundet…”, tha Haradinaj



Të ndryshme
Më shumë
Mësuesja boton foton e maturës me Musaenin dhe shkruan një elegji: Sa zemra trishtove, kalove pandeminë, por plumbin se mashtrove…29 June 2021
Benjamin Idrizi: Jam krenar që asnjëherë se kam përkrahur Mulla Sulën, ky është Bajrami më i Madh27 May 2020
Hapen hotelet në Ohër, sezoni verorë ka filluar, turistë nuk ka 4 July 2020