ShowBiz
10 August 2021
Beyonce shafqet provokuese e veshur si një kaubojse

Beyonce dukej provokuese, ndërsa ajo vazhdoi të promovonte koleksionin e saj të ardhshëm, të frymëzuar nga stili kauboji të hënën, në parkun Ivy Rodeo.

Këngëtarja 39-vjeçare, publikoi një fotografi joshëse duke shfaqur trupin e saj të formësuar, derisa kishte veshur një kostum ku dukej si kaubojse, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “The Crazy In Love” shikoi në mënyrë joshëse kamerën, e që nuk munguan edhe skena të tjera provokuese.

Në prapavijë e klipit ishte një shkretëtirë që gjendej pas saj, me Beyoncen që ishte fokusi i gjithë skenës.

Kostumi i saj prej lëkure shfaqte më së miri linjat e saj të përsosura, ndërsa nuk munguan edhe skenat të tjera me veshje të tjera.

Pamja ishte vetëm vëzhgimi i fundit që ngacmonte bashkëpunimin e saj të ardhshëm me ‘Adidas’.



Të ndryshme
Më shumë
Dr. Florin Besimi dedikim emocional birit të tij: Do të fitojmë sepse jemi në rrugë të drejtë!28 June 2020
Reforma zgjedhore, Bardhi: Rama po tregon se e mban pushtetin me mjete antidemokratike10 January 2024
Për gjashtë orë 63 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në Tetovë dhe Gostivar21 June 2021