Nga Rajoni
10 August 2021
Ish-ministri shqiptar: Aeroportin e Rinasit ta quajmë Lepa Brena

Ftesa për të performuar në festën e Birrës në Korçë të këngëtarit serb Goran Bregovic ka sjellë shumë polemika.

Nisur nga raportet e afërta të Kryeministrit Rama me Presidentin serb Vuçiç si dhe një eufori që ka pushtuar përkrahësit e Ramës ndaj muzikës dhe artistëve serbë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka vendosur të ironizojë keq ata, ku përmes një statusi në Facebook shkruan se Aeroporti i Rinasit të merrte emrin e këngëtares serbe Lepa Brena.

Ylli Manjani ka qenë Ministër i Drejtësisë në Qeverinë Rama 2 si pjesë e koalicionit me LSI-në. I njohur qysh atëherë për kundërshtimet e vazhdueshme me Kryeministrin Rama tashmë duket i spostuar nga protagonizmi politik por jo edhe ai mediatik.



Të ndryshme
Më shumë
Hoxha: Epërsia e Kasamit në Tetovë është mbi 5.500 vota, fitojmë edhe në Zhelinë31 October 2021
Kurti thotë se Qeveria s’ka faj për rritjen e çmimeve, u kërkon qytetarëve qetësi e durim26 October 2021
U fshi tani! Noizyt i mungon Dhurata Dora dhe ia tha para të gjithëve18 March 2022