Nga Rajoni
13 August 2021
Ndezi zjarrin për të pjekur Fli por shkrumboi 10 hektarë tokë

Është arrestuar një person në Vushtrri pasi i njëjti kishte ndezuar zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit, por nga pakujdesia zjarri ka dalë jashtë kontrolli, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Si pasojë zjarri ka përfshi një hapësirë prej 10 hektarësh.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Fsh. Dumnicë ,Vushtrri – 12.08.2021 -15:15 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ndezur një zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit, por nga pakujdesia zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe pyjore prej rreth 10 hektar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” – thuhet në raportin policor. 



Të ndryshme
Më shumë
“Vejusha e Zezë” s’ka shpëtim, humb apelin për dënimin me vdekje30 June 2021
Kush do e marrë vaksinën i pari? Vendet e pasura po përpiqen të kapin miliona doza30 July 2020
Shqipëri, 64 raste të reja29 June 2020