Nga Bota
17 August 2021
Kështu dukej brenda aeroplani që u largua nga Kabuli

Një fotografi e pjesës së brendshme të një aeroplani që largohet nga Kabuli po përhapet në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për aeroplanin ushtarak amerikan US Air Force C-17, i cili, siç shkruan Defense One, fluturoi nga Kabuli të dielën.

Sipas Defense One, e cila mori fotografinë nga zyrtarët ushtarakë, 640 persona ishin të grumbulluar në aeroplan, shumë herë më shumë se sa pritej.

Ndryshe, dhjetëra afganë po ikin nga talebanët, të cilët po përparojnë me shpejtësi dhe po marrin pushtetin në të gjithë vendin.

Le të shtojmë se fotografia nuk është, siç shkruajnë shumë media, nga pjesa e brendshme e aeroplanit nga i cili ranë njerëzit, i cili fluturoi nga Kabuli të hënën.

Aeroplani në foto thuhet se u ngrit të dielën, një ditë para skenave të tmerrshme nga aeroporti i Kabulit, kur mijëra njerëz të dëshpëruar po përpiqeshin të gjenin ndonjë rrugëdalje nga vendi.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri, arrestohet i kërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore11 July 2020
Edhe 3 ditë afat, janë regjistruar rreth 1.5 milion qytetarë në Maqedoni27 September 2021
Asani: Italia nuk e përmbys dot më Shqipërinë10 January 2024